Flash

Zbulohen 40 grupet kryesore kriminale në Shqipëri, kryesojnë Durrësi dhe Vlora

Lapsi.al 29 November 2017
Zbulohen 40 grupet kryesore kriminale në Shqipëri, kryesojnë

Strukturat e Task Forcës së ngritur në zbatim të planit operacional “Forca e Ligjit”, kanë zbuluar 40 grupet kryesore kriminale, që veprojnë aktualisht në Shqipëri. Kur kanë kaluar 3 javë nga nisja e këtij operacioni, që mbështetet edhe nga ekspertë të FBI, tashmë Policia ka një hartë me pikat strategjike ku janë evidentuar grupet kriminale. Në bazë të këtij studimi, rezulton që qyteti më problematik është Durrësi. Burimet thonë se vetëm në Durrës e Shijak janë evidentuar të paktën 7 grupe kriminale.

Vendin e dytë e mban Vlora me 5 grupe kriminale e më pas Elbasani, me të paktën 3 grupe kriminale që janë të skeduara ndër vite në dosjet e Policisë. Po kaq grupe ka edhe Shkodra dhe Fieri, por në këto dy qarqe, Policia thotë se ka goditur nga një grup. Korça, Kukësi, Berati, Lezha, Gjirokastra dhe Dibra duket se ende nuk kanë ndonjë grup të identifikuar në kuadër të këtij operacioni.

Tirana, edhe pse qytet me një dinamikë të ngjeshur dhe një numër të lartë popullsie, nuk rezulton problematike në këtë drejtim. Veprimtaria e tyre shtrihet kryesisht në drejtim të kultivimit e trafikimit të drogës, vjedhjeve, por edhe krimeve të rënda si vrasje, gjobëvënie e pengmarrje.

 

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI