Flash

Kreu i Emergjencave Civile: Banorët që janë kërcënuar nga përmbytjet në vitin 2015 të lënë banesat

Lapsi.al 1 December 2017
Kreu i Emergjencave Civile: Banorët që janë kërcënuar

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prenci ka dhënë informacion për situatën nga reshjet dhe masat e ndërmarra. Ai ka thënë se pritet një përkeqësim i situatës në juglindje dhe verilindje duke e krahasuar situatën të ngjashme me atë të vitit 2015. Ai kërkoi nga qytetarët që janë preku nga përmbytjet në vitin 2015 të lënë banesat ose të strehohen në katet e dyta të banesave.

“Në të gjithë territorin e vendit ka pasur reshje, dhe situata ka qene më problematike në Tiranë dhe në aksin rrugor Vorë Tiranë dhe në aksin Vorë-Thumanë. Ka pasur prezencë uji edhe në aksin Gjirokastër-Thumanë. Ka pasur probleme në aksin rrugor Vorë Thumanë, pasi kishte prezencë uji deri në dy metra në disa biznese. Strukturat kanë qenë në ndihëm të qytetarëve. Një pjesë e qytetareve nuk kanë respektuar edhe thirrjen për të evituar lëvizjet. Pritet të përkeqësohet situata në rajonin juglindor dhe verilindore dhe mund të kemi përmbytje si në vitin 2015. Banorët që janë kërcënuar nga përmbytjet në vitin 2015 të lënë banesat. Do ketë edhe evakuime me forcë nëse nuk zbatohen rregullat. Aksi rrugor i Thumanës duhet të evitohet. Bizneset duhet të ndërpresin aktivitetin në akset rrugore që mos bëhen pengesë”- tha Shemsi Prenci në lidhje telefonike me News24.

Të këshilluara

Gjysma e Tiranës pa drita, OSHEE jep arsyet

OSHEE njoftoi se si rezultat i reshjeve të dendura të ditës së sotme, nënstacioni i Kasharit është përmbytur, dhe për të shmangur shkatërrimin e gjithë nënstaci...

22:40

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI