Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Ministri Peleshi jep alarmin: Largoni nga banesat, pritet të shpërthejë lumi i Vjosës

Lapsi.al 1 December 2017
Ministri Peleshi jep alarmin: Largoni nga banesat, pritet të

Ministrisë i Bujqësisë, Niko Peleshi ka inspektuar nga afër situatën në urën e Mifolit mbi lumin Vjosë. Duke u shprehur se niveli i lumit është pranë pikës kritike, ai tha se prurjet e lumit pritet të rriten.

Ministri Peleshi u bëri apel banorëve që ndodhen pranë shtratit të lumit, përrenjve, apo derdhjes së tyre, që të evakuohen, dhe të largojnë edhe bagëtitë. Sipas ministrit, me rritjen e nivelit të prurjeve, rrezikon që lumi Vjosa të dalë nga shtrati.

“Kemi ardhur këtu të Ura e Mifolit mbi lumin Vjosë. Duhet ta themi se jemi në kufijtë kritikë të nivelit të lumit Vjosë. Por prurjet pritet të rriten. Jemi në një situatë të ngjashme me atë të vitit 2015. Parashikohet një situatë shumë kritike, duhet shmangur katastrofa. I bëj thirrje të gjithë banorëve që janë pranë shtratit të lumit të largohen, të largojnë bagëtitë. Po mundohemi ta mbajmë”, - tha Peleshi.

Të këshilluara

Ministrja jep lajmin e keq për të dënuarit

Ministria e Drejtësisë jep lajmin e keq për të dënuarit që kishin shpresa për amnistinë e fundvitit. “Ne nuk do të bëjmë amnisti për këtë fund viti” – mësohe...

13:08

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI