Flash

Përmbytja e autostradës, kreu i shoqatës së mjedisit fajëson njerëzit se dolën nga shtëpia

Lapsi.al 1 December 2017
Përmbytja e autostradës, kreu i shoqatës së mjedisit

Jeta e qindra qytetarëve që udhëtonin në autostradë u vu në rrezik, pasi u gjendën papritur nën një metër ujë me makinat e tyre. Të tjerë e kaluan natën të izoluar, në katin e dytë të qendrës tregtare. Mentor Kikia, kryetar i një shoqate mjedisore, “Korpusi i vullnetarëve” deklaroi se fajin për përmbytjen e kanë vetë njerëzit që udhëtojnë në autostradë. Në studion e Byro, në Abcneës, ku ishte i ftuar edhe Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, kreu i shoqatës së mjedisit tha: “Pati paralajmërime disa ditë më parë. Ishte ditë më diell dhe bëheshin paralajmërime se do të ketë përmbytje, por nuk i dëgjoi njeri. Në Shtetet e Bashkuara kur ka një alarm për një uragan, njerëzit marrin masa, blejnë ushqime, gjejnë strehim. Në Shqipëri çfarë ndodhi? Njerëzit ikën me kalamajt të City Parku. Në Shqipëri reagimi i qytetarëve për të marrë masa, që të shpëtojnë kokën është zero. Ti ikën me fëmijët te lodrat pastaj thua: Ku është shteti? Ku është policia? Nuk besonin se do përmbytet autostrada se thanë që mediat janë të pabesueshme. Epo shko aty pra, dhe besoje!” u shpreh Kikia.

Kreu i shoqatës së Mjedisit i kujtoi Ministrit të Mjedisit se pas tërheqjes së ujit zonat e përmbytura, do të mbesin pas shumë qese, shishe plastike dhe mbetje të tjera. Për këtë u shpreh ai “do kemi shumë punë”. Gjithsesi Kikia tha fjalë të mira për ministrin Blendi Klosi, aq sa drejtuesja e emisionit u detyrua t’i ndërpresë fjalën për komplimentat e tepërta.

Opozita pretendon se shkak i përmbytjes ishtë shkarkimi i liqenit të Kasharit dhe shkatërrimi i kanaleve në anë të autostradës, për të mbjellë palmat. Edi Rama i quajti qesharake pretendimet. Sipas kryeministrit faji është i ndërtimeve pa leje që kanë shkatërruar sistemet kulluese. Përderisa nuk kanë folur ekspertët situata tragjike ku qindra vetë rrezikuan jetën, mund të vazhdojnë të shfrytëzohet për interesa të ulta.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI