Flash

3 ish-policëve po u hetohet pasuria në banka dhe hipoteka

Lapsi.al 2 December 2017
3 ish-policëve po u hetohet pasuria në banka dhe hipoteka

Krahas hetimit penal për 3 ish-drejtuesit e policisë së Vlorës të cilët dyshohet se kanë ndihmuar grupin e Habilajve në kultivimin dhe trafikun e kanabisit, ka nisur edhe një hetim pasuror. Sipas një kronike të TV Klan që citon burime nga Prokuroria për Krimet e Rënda të gjitha pasuritë e ish-drejtorit të policisë së qarkut të Vlorës Jaeld Çela, Gjergj Kohilës, ish-Shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar dhe Sokol Bodes, ish-shefit të Policisë Kufitare në Dhërmi do të kalojnë në sitë.

Subjekt i këtij hetimi do të jenë gjithashtu edhe familjarët dhe të afërmit e tyre. Grupi hetimor u ka nisur një shkresë bankave të nivelit të dytë për të gjetur të gjitha llogaritë bankare të të shpallurve në kërkim dhe familjarëve të tyre. Prokurorët kërkojnë të sqarojnë nëse këto llogari justifikohen nga tre oficerët e policisë dhe të afërmit e tyre. Gjithashtu një shkresë për informacion i është nisur edhe hipotekave për të verifikuar të gjitha pasuritë e patundshme që tre ish-zyrtaret e policisë zotërojnë.

Në 22 Nëntor për këta të tre doli një urdhër ndalimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila dyshon për implikim të tyre në trafikun e kanabisit. Dy ditë më parë gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për të lëshuar urdhër-arresti për ish-zyrtarët e lartë të policisë Jaeld Çela dhe Gjergj Kohila. Mbi ta rëndon akuza e kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Sipas hetimeve ata kanë bashkëpunuar me grupin e “Habilajve” të cilët gjatë katër viteve të fundit kanë trafikuar drejt Italisë 3,5 ton kanabis.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI