Flash

Artan Rama fiton gjyqin ndaj pronarëve të Vizion Plus

Lapsi.al 2 December 2017
Artan Rama fiton gjyqin ndaj pronarëve të Vizion Plus

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë për shpifje dhe cënim imazhi të kompanisë Edil Al, njëkohësisht edhe pronare e televizionit Vizion Plus ndaj publicistit, regjizorit dhe aktivistit Artan Rama, ndër të tjera autor dhe producenti i emisionit Publicus në këtë ekran. "Kjo është një fitore e fakteve ndaj gjuhës së urrejtjes dhe denigrimit. Kjo është një fitore e të vërtetës dhe e solidaritetit. Kjo është një fitore e një drejtësie të hapur; një mbështetje për të gjithë shoqërinë dhe për interesin e drejtë publik! Në fund, përmes kërcënimeve, unë kuptova edhe një herë se liria e shprehjes është diçka për të cilën duhet luftuar ende…" tha Rama pas përfundimit të procesit.

Padia kishte domethënie të veçantë për faktin se objekt i saj ishin pikpamje të publikuara përmes një postimi në Facebook dhe jo në shtyp apo mediat elektronike.

Përfaqësuesit e kompanisë e hodhën në gjyq Artan Ramën në lidhje me një artikull me titull "Dritë hije në sallën e Teatrit" duke kërkuar një dëmshpërblimin prej 15 milionë lekë për dëmin e shkaktuar.

Në shkrimin e tij, Rama, i cili ishte larguar nga televizioni Vizion Plus pas censurimit të emisionit Publicus për vdekjen e Ardit Gjoklajt argumentonte se, në nëntor të 2016, Edil Al kishte fituar përmes praktivave të dyshimta tenderin për rehabilitimin e Teatrit të Operas dhe Ansamblit Kombëtar me vlerë 10 miliardë lekë. Rama këmbëngulte se kompania fituese kishte detyrime të papaguara tatimore ndaj lejimi i pjesëmarrjes së saj në tender ishte i paligjshëm.

Të këshilluara

Veliaj jep alarmin: Uji i Bovillës po ndotet

Reshjet dhe përmbytjet po rrisin turbullimin e ujit në rezervuarin e Bovillës. Kreu i bashkisë së Tiranës Veliaj, tha për ABC News se mund të kufizohet uji në T...

13:03

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI