Flash

Bushati zbulon përse do të vijë Kotzias në janar në Tiranë

Lapsi.al 2 December 2017
Bushati zbulon përse do të vijë Kotzias në janar në

Në janar ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias vjen në Tiranë në një raund të dytë negociatash me palën shqiptare për çështjet e lëna pezull në Kretë. E konfirmon këtë ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati në një intervistë për VOA.

"Ne kemi shtruar të gjitha çështjet që datojnë që nga Lufta e Dytë Botërore deri në ditët e sotme. Besoj se jemi në një rrugë më të mirë seç kemi qenë. Do të ketë një raund tjetër në janar, këtë herë në Shqipëri, ku ne do të vazhdojmë mbi ato diskutime që kemi bërë, sidomos gjatë takimit të fundit në Kretë” – tha Bushati.

I pyetur se cilat janë çështjet konkrete të cilat po diskutohen, Bushati përmend marrëveshjen për detin dhe pengesat kufitare.

"Besoj se është krejt e qartë për opinionin publik që po diskutohen çështjet e një natyre historike mbartin një lloj sensibiliteti të caktuar për palët, sikundër çështjet që kanë të bëjnë me delimitimin e shelfit dhe zonës ekskluzive ekonomike, apo një përcaktim më të mirë të gjithë regjimit kufitar, që duhet të ekzistojë ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, është një çështje që kërkon një vëmendje të posaçme nga të dyja palët dhe ne po përpiqemi për të punuar në këtë drejtim”- tha Bushati. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO me dron/ Fieri nën pushtetin e ujit

Në Fier duket se po përsëritet katastrofa e 2015-ës. Lumi Vjosa ka përmbytur shtëpi dhe toka. Tani ushtria dhe policia me mjete ajrore dhe lundruese janë në dis...

21:16

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI