Flash

Detaje/ Zbulohet në Tetovë laboratori më i madh i drogës së ISIS

Lapsi.al 2 December 2017
Detaje/ Zbulohet në Tetovë laboratori më i madh i drogës

Prokurori i Përgjithshëm i Maqedonisë njoftoi se në Tetovë ishte zbuluar një nga laboratorët më të mëdhenj të Ballkanit në prodhimin e drogërave sintetike. Laboratori drejtohej nga një grup kriminal nga 4 maqedonas dhe 5 serbë të cilët u vunë në pranga.

IntelliNews shkruan se Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kroacia janë vendet e Ballkanit ku drogërat prodhohen dhe trafikohen nëpërmjet Bosnje Herzegovinës në Europë. Kështu thotë të paktën raporti i fundit i Departamentit Amerikan të shtetit lëshuar në mars të këtij viti. Përsa i përket Shqipërisë, ajo konsiderohet si kryeqyteti evropian i marijuanës për shkak të kultivimit masiv të saj.

Droga e zbuluar në Tetovë është e llojit “Capdagon”. Ka qenë një aksion i planifikuar dhe i realizuar në koordinim me policinë amerikane anti-drogë DEA dhe atë serbe.

“Janë zbuluar sasitë më të mëdha të drogës sintetike në Ballkan. Ka mundësi të rezultojë një nga konfiskimet më të mëdha të drogës sintetike. Në laboratorin e zbuluar në Tetovë janë zbuluar 125 kilogram drogë sintetike, ose minimum 500 mijë tableta që kapin vlerën prej 2,5 milionë eurosh”, - tha në një konferencë shtypi ministri i policisë së Maqedonisë, Oliver Spasovski.

Gjatë muajve të fundit hetuesit në të gjithë Evropën kanë kapur mijëra pilula “Captagon”, një ilaç me bazë amfetaminës që është popullor te grupi militant i Shtetit Islamik (ISIS). I quajtur “droga xhihadiste”, “Captagon” i mban përdoruesit të zgjuar për periudha të gjata kohore, mënjanon dhimbjen dhe krijon një ndjenjë euforie. Kjo drogë është shpikur në Gjermani në vitin 1960 për të trajtuar mungesën e vëmendjes dhe çrregullime të gjumit. Pasi krijonte varësi, “Captagon” u ndalua në të gjithë botën.

Të këshilluara

VIDEO me dron/ Fieri nën pushtetin e ujit

Në Fier duket se po përsëritet katastrofa e 2015-ës. Lumi Vjosa ka përmbytur shtëpi dhe toka. Tani ushtria dhe policia me mjete ajrore dhe lundruese janë në dis...

21:16

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI