Flash

Foto/ 'Faleminderit kryetar', përmbytjet bëjnë bashkë Edi Ramën dhe Xhelal Mziun

Lapsi.al 2 December 2017
Foto/ 'Faleminderit kryetar', përmbytjet bëjnë

Përmbytjet kanë bërë që politikanët t’i lënë mënjanë ndasitë e tyre dhe të bashkëpunojnë për situatën e krijuar. Kështu, kryeministri Edi Rama është shfaqur në krah të kreut të bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu mbrëmjen e djeshme. Ai ka parë nga afër situatën në Kamëz në zonat e përmbytura duke i kërkuar informacion kreut të bashkisë Kamëz Xhelal Mziu.

“Pasi të kalojë kjo faza e krizës duhet t’i shikojmë me kujdes këto pika për të nxjerrë detyrat që në ta ardhmen të mos përsëritet më në këto pika, të paktën për këto arsye”, - tha Rama.

Ndërsa Mziu tha se ekzistojnë edhe projektet për dy kolektorët. “Unë mund t’ju sjell edhe projektet e këtyre dy kolektorëve për t’i parë ekspertët se a e zgjidhin situatën”.

Mes të dyve ka vijuar biseda edhe për eskavatorin që Kamza nuk e ka marrë kur morën 61 bashkitë.

“Ju nuk morët eskavator?”, - ka pyetur Rama.

“Jo nuk morëm”, - u përgjigj Mziu.

Rama është shprehur se reshjet kanë qenë të larta, por dëmet janë më të vogla se viti 2015. Gjithashtu nuk ka munguar një shtrëngim duarsh dhe një falenderim për kreun e bashkisë Kamëz, xhelal Mziun.

“Pasi të kalojë kriza do merremi me kujdes me pikat më nevralgjike për të bashkëpunuar që t’i dalim përpara në të ardhmen. Reshjet kanë qenë të larta. Unë pashë edhe rezultatet e instituteve që i jepnin në nivel më të lartë se 2015, por dëmet janë më të vogla. Shumë faleminderit kryetar edhe forca”, - tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI