Flash

Itali/ 6 shqiptarë në pranga me 500 mijë euro mall të grabitur (FOTO)

Lapsi.al 2 December 2017
Itali/ 6 shqiptarë në pranga me 500 mijë euro mall të

6 muaj hetime intensive të policisë italiane çuan në pranga 6 shqiptarë. Ata akuzohen se janë autorë të 53 vjedhjeve e grabitjeve në 4 rajone të Italisë së veriut. Operacioni u kryesua nga policia e Kremonës dhe u quajt “Night terror”.

Shqiptarët ishin kthyer prej kohësh në terror të familjeve italiane, sidomos atyre të pasura. Kapoja ishte një 43-vjeçar shqiptar me iniciale A.Z. me banim në Bergamo. Të tjerët janë A.A. 35 vjeç, A.A. 31 vjeç, E.M. 30 vjeç, O.S. 27 vjeç dhe J.V. 40 vjeç.

Sipas mediave italiane gjeneza e hetimeve ishte shtatori i 2016-ës deri në mars të 2017-ës. Hetuesit kanë arritur të gjurmonin të gjitha goditjet në sajë të gjobave dhe faturave të telepass të makinave të vjedhura me të cilat vepronte organizata kriminale.

Grabitësit kishin vjedhur e grabitur banesa në Milano, Bergamo, Brescia, Cremona, Verona, Mantova, Parma, Modena, Bologna dhe Forli. Pas arrestimit, policia italiane sekuestroi edhe sende të vjedhura me vlerë 500 mijë euro. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI