Flash

Rama nga fshati i përmbytur në Fier: Mos kini merak, nuk do të vazhdojë më kjo histori

Lapsi.al 2 December 2017
Rama nga fshati i përmbytur në Fier: Mos kini merak, nuk do të

Përmbytjet e shumta dy ditët e fundit kanë detyruar edhe kryeministin Rama të dalë në terren, ai ka zbritur në terren për të inspektuar zonat e përmbytura në qytete të ndryshme.

Dje në drekë, kreu i qeverisë ishte i pranishëm në një zonë problematike si Ura e Mifolit në qytetin e Vlorës.

Ndërsa sot, ai vizitoi fshatin e Ferrasit në Fier, ku në orët e mëngjesit Forcat e Armatosura evakuan 20 banorë për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm. Vlora dhe Fieri janë dy zona të prekura masivisht nga përmbytjet për shkak të prurjeve të lumit Vjosa.

Ndërkohë kryeministri ka siguruar banorët e zonës se do të sigurohet që të mos ndodhë më kjo histori.

“Të siguroheni i dashur që nuk vazhdon më kjo histori, mos kini merak,” - iu drejtua kreu i qeverisë një banori të Ferrasit.

Ndonëse kjo situatë është përsëritur vit pas viti si në qeverinë Berisha ashtu edhe atë Rama, kryeministri duket se tashmë, ngjashëm me çështjen e kanabisit i ka dhënë zgjidhje këtij problemi.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI