Flash

Selena Gomes: Nuk kam ndaluar së dashuruari Justin, The Weeknd e kam shok të ngushtë

Lapsi.al 2 December 2017
Selena Gomes: Nuk kam ndaluar së dashuruari Justin, The Weeknd e kam shok

Këngëtarja sapo është shpallur “Gruaja e Vitit” në çmimet “Billboard” dhe së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën prestigjoze. Ajo ka vendosur të sqarojë njëherë e mirë përse mori vendimin për tu rikthyer pas 3 vitesh me ish-in. “Unë jam 25 vjeç. Nuk jam më 18, 19 apo 20. Tashmë unë do t’i përkushtohem personave të cilët kanë pasur një ndikim të madh në jetën time”- shton Selena-” Mbase më parë gjërat nuk funksiononin siç duhet dhe kjo më shtyu ti jap fund, por kjo nuk do të thotë që unë ndalova së dashuruari”. Gomez gjithashtu pranon se ajo mban marrëdhënie të mira me ish-in The Weeknd. “Vërtetë nuk kisha përjetuar kurrë më parë një marrëdhënie të tillë”- thotë Selena duke iu referuar ish partnerit Abel-“Ne përfunduam shokë të ngushtë, dhe kjo ishte shumë e veçantë për mua”. Mesa duket Gomez është e vendosur për ndjenjat e saj dhe më në fund zemra mori atë që kërkonte.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI