Flash

'T’i vesh pak mbulesën skafit', zbardhen përgjimet mes trafikantëve të 1.6 ton drogë

Lapsi.al 2 December 2017
'T’i vesh pak mbulesën skafit', zbardhen përgjimet mes

E përditshmja greke “Espresso” ka zbardhur të shtunën disa fragmente nga këto përgjime, që përfshihen në dosjen e akuzës kundër 11 të arrestuarve, të cilët janë të pandehur për 1.6 ton drogë të kapur në gomone.

Vetë të pandehurit kanë deklaruar se nuk kanë asnjë lidhje me drogën, por përgjimet telefonike të realizuara nga shërbimet greke të ndjekjes, i rrëzojnë pretendimet e të pandehurve.

Madje ata përdornin fjalë të koduara gjatë bisedave telefonike. “Ëmbëlsira”, “kaçkavalli”, “kafeja”, “çokolatinat”, janë disa nga këto fjalë që nënkuptonin drogën, pagesën kash, si dhe kamatën.

Përgjimet:

E.Likaj: Alo, mik.

J.Sotajanov: Të mbyllen portat? OK? Mbaruan?

E.Likaj: Po, po. Thuaju të mbyllet...

J.Stojanov: Do ktheheni. T’i heq kamerat?

E.Likaj: Jo, jo. Do të kthehemi nesër. Do të vijmë të njëjtën otë.

J.Stojanov: Ok, më merr në çfarëdo ora, të shkoj të mbyll kamerat.

Biseda e dytë

J.Stojanov: Ej, pasdite do të jem në dyqan, në ora 6.

E.Likaj: Po, sepse... doja të të them të vesh pak mbulesën aty, të gjithë ska...

J.Stojanov: Gjithë çfarë?

E.Likaj: Po, po. T’i vesh pak mbulesën.

J.Stojanov: Gjithë skafit?

E.Likaj: Po, sepse kam ato.

J.Stojanov: Të vendos mbulesën përsipër?

E.Likaj: Kam atë po të them... (nuk kuptohet)

J.Stojanov: Tani t’i them, vure, hiqe.

E.Likaj: Të mos marrë ndonjë bidon ai që hyn brenda...

J.Stojanov: Gruaja ime do të shkojë të vendosë mbulesën.

Biseda e tretë

I: E mban mend herën e fundit, ëmbëlsirën që more?

II: Herën e fundit?

I:Po, pra, ëmbëlsirën.

II: Po.

I: Po, nëse gjen njeri me cash...

II: Për çokolatinat nuk thua?

I: PO.

II: Për sa para?

I: Ai i le me dy. Më nxorri një ditë pune.

II: Problem, hë? Tjetra me ndonjë tetëshe. Domethënë, ta sjellë... A bëhet?

I: E dëgjova. Bëhet nami, vazhdimisht kaçkavall.

II: Për kaçkavallin paratë, kaçkavall, e di.

I: Dëgjo, më dëgjo...

II: Po

I: Unë me ty po flas. Çfarë çmimesh më japin...

II: Po

I: Unë nuk të vë kafe (nënkupton kamatën)

 

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI