Flash

Edi Rama, turisti i ftohtë i zonave të përmbytura, shikoni “foton e ditës”

Lapsi.al 3 December 2017
Edi Rama, turisti i ftohtë i zonave të përmbytura, shikoni

Nuk është çudi që udhëtimi drejt zonave të përmbytura të jetë kthyer tashmë në monotoni për Edi Ramën. E nisi që kur ishte në opozitë, atëherë kur lundronte me varkë për të gjetur nivelet më të larta të ujit që përmbyste gjithë çfarë gjente përpara. E rinis të njëjtin udhëtim edhe tani që është kryeministër, duke premtuar çdo vit se vitin tjetër do të jetë më mirë. Duket e njëjta rutinë që përsëritet e përsëritet dhe që me gjasë do t'ia lërë trashëgimi pasardhësit të tij në kryeministri. Regjistrimi i dëmeve për shtëpitë e shkatërruara, premtimet për dëmshpërblimin e pasurive të humbura, përballja me fytyrat tragjike, çizmet, xhupat, shiu, ndonjë batutë kur e presin me buzqëqeshje dhe ka raste kur i duhet të bëjë edhe një vizitë për ngushëllim kur ka jetë të humbura. E gjitha është një deja vu ciklike për Edi Ramën, që tani ka filluar të mos provojë as keqardhje si herët e para. Këtë e tregon ftohtësia me të cilën kryeministri zgjodhi foton e ditës, që shpërndau në profilin e tij në Facebook. Përdori sot një vajzë të mitur, e cila qëndron e ulur me këmbën e fashuar nga plagët. Rama i shtrëngon dorën i buzëqeshur dhe fëmija i kthen buzëqeshjen e pafajshme. Sapo ka rënë në grackën që nuk do ta humbiste asnjë fotograf personal i kryeministrit. Për rrjetet sociale, ushqim më të mirë nuk mund të ketë. © Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI