Flash

Basha ironizon Ramën: E vetmja gjë spektakolare në zonat e përmbytur është braktisja jote

Lapsi.al 4 December 2017
Basha ironizon Ramën: E vetmja gjë spektakolare në zonat e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur komentit të kryeministrit Edi Rama lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet në disa fshatra të Fierit. Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama postoi në faqen e tij të ‘Facebook’, ku përshëndeste me ‘pamje spektakolare nga lumi Seman’ ku ky i fundit ishte tërhequr nga shtrati.

Në një postim në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Basha theksoi se nuk ka asgjë spektakolare në Darëzezë, Ferras Dërmenasi, apo dhe Novosela, fshatra të cilat u goditën nga përmbytjet. Kryedemokrati tha se në këto zona balta ka mbuluar dhjetra shtëpi, ndërsa nuk kurseu ironitë. Mes të tjerash Basha pohoi se kryeministri Edi Rama duhet ta lërë propagandën e t’u zgjidhë hallet mijëra familjeve, që janë prej tre ditësh pa ujë, pa ushqime e drita.

 “Nuk ka asgjë spektakolare në Darzezë, në Ferras e në shumë fshatra të tjera të Fierit ku balta ka mbuluar dhjetëra shtëpi e ka shkaktuar dëme të rënda materiale. Dhe në Dërmenas po ashtu.

Asgjë spektakolare nuk ka në Novoselë e në zona të tjera të Vlorës ku, si pasojë e përmbytjeve, ka mungesa bazike, nga ushqimet tek dritat dhe uji.

Asgjë spektakolare nuk ka në Fushë-Krujë, në Bilaj, në fshatin Hasan dhe lagje të tjera, ku uji dhe balta kanë përmbytur e marrë me vete shumë pasuri dhe kursime të qytetarëve.

Po, ka dy gjëra spektakolare! Spektakolare është përpjekja për ta nxjerrë këtë fatkeqësi në media e në ekrane si sukses qeveritar! Spektakolare është braktisja e qytetarëve nga qeveria dhe lënia nën mëshirë të fatit pas asnjë ndihmë! Edi Rama duhet ta lërë propagandën e t’u zgjidhë hallet mijëra familjeve, që janë prej tre ditësh pa ujë, pa ushqime e drita!

Edi Rama duhet t’i dëmshpërblejë për humbjet e pallogaritshme që kanë pësuar, pasi dimri është i gjatë dhe i papërballueshëm në këto kushte.” – shkruan Basha.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI