Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

Berishës zbulon kush i vodhi 3 fashikujt e dosjes së bujshme në Elbasan

Lapsi.al 4 December 2017
Berishës zbulon kush i vodhi 3 fashikujt e dosjes së bujshme në

Me anë të një postimi në rrjetin social facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin që i vjen nga një oficer dixhital, ku ky i fundit publikon disa të dhëna rreth skandalit me dosjen e bujshme në prokurorinë e Elbasanit.

Oficeri i policisë shkruan se pas zhdukjes së 3 fashikujve në dosjen me rëndësi fshihen kryeministri Rama, ndërsa tregon se kush fshihet pas tre dosjeve të bujshme që janë zhdukur në Elbasan. Ai shton se Rama ka urdhëruar drejtorët e Policisë, Haki Çako dhe Altin Qato për të marrë këto fashikuj.

Ndërkohë, dje prokurorja e Elbasanit, Armanda Xhaferri denoncoi faktin se në zyrën e saj mungonin tre fashikuj të një dosje të rëndësishme dhe me impakt të lartë publik.

“Pershendetje doktor jam nje oficer policie desha te ju njoftoj se vjedhja dosjeve te bandave te pushtetit ne prokurorine e Elbasanit ketu flitet gjersisht se esht urdherua nga larte fare. Per kete akt te pashembullte jane ngarkuar thuhet nga vet Rama drejtoret Çako dhe Qato naryrisht jane keqperdore ne krim nga policia edhe punonjes te prokurorise. Vjedhja e dosjeve esht bere sipas nje skenari te pregatitur me kujdes per zhdukjen e gjurmve. Disa muaj me nga kasaforta me sekrete e Ministrise se Brendeshme u vodhen 12 raportet me sekrete te kesaj ministrie, tani vidhen tre dosjet kryesore te operacionit forca e le..( me falni per shprehjen).” – shkruhën në postimet e Berishës.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI