Flash

Fieri nën pushtetin e ujit, Rama në Facebook: Mirëmëngjes me këtë pamje spektakolare nga lumi Seman

Lapsi.al 4 December 2017
Fieri nën pushtetin e ujit, Rama në Facebook: Mirëmëngjes me

Ndonëse një pjesë e mira e zonave në fier dhe në vlorë janë nën ujë, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një urim për gjithë ndjekësit e tij në Facebook, duke ndarë me ta “pamjen spektakolare nga lumi Seman, i tërhequr tanimë në shtratin e tij”.

Rama bën me dije se tashme emergjenca ka kaluar dhe vijon puna për rimëkëmbjen e çdo zone dhe familje te prekur nga permbytjet.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje spektakolare nga lumi Seman, i tërhequr tanimë në shtratin e tij, ju uroj një fillim jave të mbarë. Faza e emergjencës kaloi, duke shënuar dëme shumë herë më të vogla se disa vjet më parë; gatishmëria dhe angazhimi maksimal vijojnë për rimëkëmbjen e çdo zone dhe çdo familje të prekur prej motit të tërbuar të tre ditëve të shkuara.”

Edhe pse Rama e quan spektakolare këtë fakt, shuma fshatra të Fierit janë në pushtetin e uji, ndërkohë që shumë banorë u janë dëmtuar shtëpitë dhe kanë humbur gjënë e gjallë.

Po ashtu, kryeministri shprehet se ka patur më pak dëme se vitin  ekaluar, por nuk thotë se çfarë do të bëhet në nëse përsëritet një skenar i ngjashëm.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI