Flash

Gjykata lë në burg 10 të arrestuarit për grabitjen e tokave në Spille

Lapsi.al 4 December 2017
Gjykata lë në burg 10 të arrestuarit për grabitjen e tokave

Edhe Apeli i Durrësit la në burg të arrestuarit për vjedhjen e pronave në Spille të Kavajës.

Ata akuzohen se kanë tjetërsuar 36 hektarë tokë në Spille, duke falsifikuar firmat e disa banorëve të Spillesë dhe më pas përpilonin certifikatat e pronësisë

Prokuroria ka zbuluar se përfitues të pronave në Spille janë të afërm dhe familjarë të te drejtuesve dhe ish drejtuesve te pushtetit lokal ish kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi dhe ish kryetarit të PS Gentian Daja.

Sipas Prokurorisë së Kavajës ka rezultuar se të gjitha këto pasuri të kthyera dhe regjistruara në emër të personave të ndryshëm me ndërrim të zërit kadastral nga “tokë pa frut” ose “pyll” në “tokë bujqësore” dhe në vijim të ndara me Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), në fakt janë ende ranishte në breg të detit ose pyll.

Më pas këto pasuri të regjistruara në emër të shtetasve sipas AMTP janë tjetërsuar (shitur) me anë të kontratave noteriale tek blerës të dytë ose të tretë. Për këto arsye ngrihet dyshimi i bazuar se të gjitha praktikat për regjistrimin e pasurive në parcelat nr.1, 35, 37 dhe 178 të ZK 3501 ndodhur në Spille Kavajë (bregdeti) janë bazuar në dokumentacione tërësisht të falsifikuara.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI