Flash

Ikën shiu, vjen acari

Lapsi.al 4 December 2017
Ikën shiu, vjen acari

Ulet rreziku i përmbytjeve në vend. Instituti i Gjeoshkencave parashikon që në dy ditët në vijim nuk do të ketë reshje intensive.

Si rezultat nga llogaritjet e fundit hidrologjike, IGJEUM parashikon që prurjet e lumenjve do të kthehen në nivele normale për stinën dhe nuk janë të rrezikshme për përmbytje. Vjosa, Semani dhe Shkumbini tashmë nuk do të ketë më rrezik për të sjellë të tjera përmbytje si pasojë e prurjeve të shumta.

Gjatë ditës së hënë, parashikohet që reshjet do të vazhdojnë, por në zona më të kufizuara. Intensiteti i tyre do të jetë i dobët në shumicën e rasteve, por në disa raste ato do të jenë intensive shoqëruar me shtrëngata, kryesisht në qarqet e Veriut dhe të Qendrës.

Ndërsa që prej së martës në të gjithë vendin nuk parashikohen reshje shiu. Ndërsa parashikohen reshje në formë dëbore në zonat malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit.

IGJEUM parashikon një ulje të ndjeshme të temperaturave në ditët në vijim të cilat do të shoqërohen me reshje dëbore sidomos në zonat veriore të vendit. Gjatë ditëve të fundit në Shqipëri pati reshje të dendura shiu të cilat shkaktuan përmbytje në të gjithë vendin.

Si rezultat me qindra hektarë tokë e banesa u përmbytën ndërsa u evakuuan shumë familje.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI