Flash

Rama dhe Basha të dy në Bruksel. A do të ketë ndonjë takim larg vëmendjes së mediave?

Lapsi.al 4 December 2017
Rama dhe Basha të dy në Bruksel. A do të ketë ndonjë

Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha ndodhen të dy në Bruksel, por për takime të ndryshme. Megjithatë nuk dihet nëse do të ketë ndonjë takim mes tyre larg vëmendjes së mediave. Ndoshta një takim për të vendosur se cfarë do të bëjnë me marrëveshjen e 18 majit, për të cilën Basha ka thënë se nuk ekzison, ndërsa Rama ka lënë të kuptohet se shpreson që Basha t'i qëndrojë asaj marrëveshje.

Rama u takua me Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, të cilin e cilësoi si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Nga ana tjetër kreu i PD-së, Lulzim Basha mori pjesë në punimet e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane. Lulzim Basha ka zhvilluar një sërë takimesh me kolegë, drejtues të partive simotra dhe përfaqësues të qeverive europiane. Përmes një deklarate për mediat, Basha thotë se kë vërejtur një stepje të madhe të përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Ikën shiu, vjen acari

Ulet rreziku i përmbytjeve në vend. Instituti i Gjeoshkencave parashikon që në dy ditët në vijim nuk do të ketë reshje intensive. Si rezultat nga llogaritjet...

17:16

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI