Flash

U gjet i mbytur në kanal, policia zbardh shkakun e vdekjes së 26-vjeçarit

Lapsi.al 4 December 2017
U gjet i mbytur në kanal, policia zbardh shkakun e vdekjes së

Dje në mesditë, Ramazan Bruli, 26 vjeç, është gjetur i pajetë në fshatin Barbullush nga kalimtarët në një kanal kullues. Trupi i të riut u dërgua në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër, ndërsa nga këqyrja paraprake mjeko-ligjore, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhunë.

Policia bën të ditur se, nga deklarimet e marra, rezulton se 26-vjeçari nuk ka pasur konflikte të hapura me persona të tjerë, por kishte probleme mendore dhe ishte përdorues alkooli, ku dhe dyshohet se shkak i vdekjes është mbytja në ujë.

 

"Nga këqyrja paraprake mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk konstatohen shenja dhune apo të ndonjë faktori tjetër të jashtëm. Nga deklarimet e marra, rezulton se viktima nuk ka pasur konflikte të hapura me persona të tjerë, por kishte probleme mendore dhe ishte përdorues alkooli, ku dhe dyshohet se shkak i vdekjes është mbytja në ujë”, deklaron Policia.

Do të jetë ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkakun e vërtetë të vdekjes së 26-vjeçarit, ndërkohë që Policia po bashkëpunon me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI