Flash

Deputeti i PD: PS e vendosur për të shkelur Kushtetutën, duan të kapin Kryeprokurorin

Lapsi.al 5 December 2017
Deputeti i PD: PS e vendosur për të shkelur Kushtetutën, duan

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka folur për çështjen e zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm. Nnë një prononcim për mediat, ai u shpreh se kryeprokurori nuk mund të zgjidhet me 36 vota.

Ai tha se lëvizja e fundit e qeverisë, është një përpjekje për të kapur këtë institucion. Bykykbashi u shpreh se mazhoranc apo përpiqet ta zgjedhë kryeprokurorin me me 36 vota, përfshirë edhe votën e Tahirit.

“Ka kohë që PS është e vendosur për shkelur Kushtetutën. Rregullat janë të qartë, kushtetuta përcakton që KLP si organ që deklaron fundin e mandatit të Kryeprokurorit. Fakti që ka boshllëk Kushtetues është një problem që nuk mund të zgjidhet as me deklarata, as me mero. Zgjidhja është e thjeshtë, të çojë përfaqësuesit e Shoqërisë Civile për të kompletuar KLP. Qëllimi është kapja e pozicionit të Kryeprokurorit. Asnjë nuk ka kaluar Vettingun. Rast i mbarimit të parakohshëm të mandatit, por nuk jemi në këtë rast. Ligji përcakton se merr vendim Kuvendit me 3/5 dhe kjo është një cështje tjetër. Janë të gjithë përpjekjet e shumicës që Kryeprokurorin kërkon ta zgjedhë me 36 vota, përfshirë edhe votën e Tahirit, që të mbyllin të gjitha çështjet që u djegin” - deklaroi ai.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI