Flash

Gjermania përgënjeshtron lajmin se të riatdhesuarit do përfitojnë 6 mijë euro

Lapsi.al 5 December 2017
Gjermania përgënjeshtron lajmin se të riatdhesuarit do

Pak ditë më parë në media doli lajmi se të gjithë ata që pranojnë të riatdhësohen nga Gjermania do të përfitojnë rreth 6 mijë euro pagesë nga ky shtet. Përmes ambasada gjermane përgënjeshtroi këtë lajm përmes një njoftimi për shtyp “Ndryshe nga ç’raportojnë mediat shqiptare, azilkërkuesit me shtetësi shqiptare në Gjermani, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil, duke nisur nga data 1 dhjetor 2017 nuk mund të marrin në konsideratë asnjë mbështetje të mëtejshme financiare apo asistencën financiare për kthim” thuhet në sqarim.

Veç të tjerash, në njoftim kujtohet edhe njëherë se “Gjermania e ka kategorizuar Shqipërinë si vend të sigurt të origjinës: kërkesat për azil nga shtetasit/et shqiptarë/e - sikurse edhe nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor - përpunohen me procedura të përshpejtuara dhe refuzohen praktikisht në çdo rast. Azilkërkuesit e refuzuar duhet të kthehen në Shqipëri dhe mund të dënohen me ndalim hyrjeje në të gjithë hapësirën e vendeve Schengen për një periudhë, që mund të zgjasë deri në pesë vjet, nëse ata nuk pranojnë të largohen me dëshirën e tyre por kthehen forcërisht në Shqipëri”.

Të këshilluara

FOTO/ Burri vret gruan ditën e dasmës

Një grua është vrarë nga bashkëshorti i saj ditën më të lumtur të jetës së saj. Ngjarja ka ndodhur në Bursa të Turqisë. Sipas medieve vendase autori është Meteh...

22:06

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI