Flash

“Kur u zgjova e gjeta sipër”/ Gjykata: Burg kamerierit që përdhunoi amerikanen në Tiranë

Lapsi.al 5 December 2017
“Kur u zgjova e gjeta sipër”/ Gjykata: Burg kamerierit që

Një 21-vjeçar është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës, si autori i përdhunimit të një shtetaseje amerikane. Sipas togave të zeza, i pandehuri F.Alushi ka kryer veprën penale të “marrëdhënieve seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, në dëm të amerikanes rreth të 40-tave, rezidente në kryeqytet.

Për këtë ai duhet të vuajë tashmë një dënim me 4 vjet e 11 muaj burg. Procedimi ndaj të riut nisi në dhjetor të vitit 2016. Ai u kallëzua nga amerikania, e cila pretendoi se ishte zgjuar në dhomën e saj të gjumit, teksa një person po kryente marrëdhënie seksuale me të.

Nga gjykimi u provua se ditën e ngjarjes e dëmtuara kishte festuar dhe konsumuar sasi alkooli në disa lokale të kryeqytetit. Për këtë shkak atë e kishte shoqëruar në shtëpi një mikeshë e saj, si dhe njëri nga kamerierët e lokalit. Ai është kthyer sërish në banesën e saj pas disa orësh. Sipas abcnews gjatë hetimit dhe gjykimit ai ka mohuar akuzën, por ka pranuar të ketë kryer marrëdhënie me amerikanen me kërkesë të saj.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI