Flash

“Rama futi mik për të më takuar, kolektorit të Kamzës do t’i vë emrin e tij”

Lapsi.al 5 December 2017
“Rama futi mik për të më takuar, kolektorit të

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka zbuluar disa detaje nga takimi “surprizë” që pati me kryeministrin Edi Rama gjatë përmbytjeve të shkaktuara në këtë zonë. Atë mbrëmje kreu i qeverisë e “shiti” atë takim “në kuadër të bashkëpunimit pa dallime politike”, por e vërteta ndodhta është paksa më ndryshe.

I ftuar në emisionin “Kolaudim” në Intv, kryebashkiaku demokrat tha se Rama i kishte futur mik për ta takuar. “Më futi mik për ta takuar, por më bëri edhe një premtim” – ka zbuluar Mziu. Ai tha se kryeministri i kishte premtuar se do të ndërtonte dy kolektorë të largimit të ujërave në këtë bashki.

“Më bëri një premtim që do t’i ndërtojë të dy kolektorët, por më kërkoi që tu vendos emrin e tij” – tha Mziu për Ramën.

Emërtimet e rrugëve në qytetin e Kamzës padyshim që janë ndër më të veçantat në Shqipëri, të gjithë e kemi pyetur veten se me çfarë qëllimi janë vendosur.

Sipas kryebashkiakut, janë përdorur emrat e Komunave duke filluar që nga Shkodra, Tropoja e deri në Sarandë. “Janë vënë 200 emra komunash, 65 emrat e qyteteve të Shqipërisë, emrat e rretheve, por edhe emrat e Nicolas Sarkozy, Toni Bler, Silvio Berlusconit etj”. Për rrugën me emrin e presidentit të SHBA-ve Donald Trump, kryebashkiaku u shpreh se banorët të cilët banojnë në atë rrugë duhet të ndihen të privilegjuar./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI