Flash

Thaçi sulmon BE-në: Na imponuat Specialen, Serbia i meriton 100 Gjykata të tilla

Lapsi.al 5 December 2017
Thaçi sulmon BE-në: Na imponuat Specialen, Serbia i meriton 100

Presidenti i Kosovës nuk ka hezituar të drejtojë akuza ndaj BE-së as gjatë adresimit të tij para ushtarëve të FSK-së. Duke folur për Specialen tha se e njëjta iu imponua institucioneve të vendit. Kreu i shtetit tha se po të kishte drejtësi, Serbia do të duhej t’i kishte 100 gjykata të tilla.

“BE e ka imponu themelimin e saj, institucionet tona e kanë pranu një gjë të tillë.Mendoj se Specialja nuk do të arrij të bëj atë që proklamon. Sikur të kishte drejtësi të tillë 100 gjykata të këtilla do të duhej të bëheshin kundër Serbisë që janë kry në Kosovë e Ballkan”, u shpreh ai.

Thaçi madje i ka kritikuar edhe misionet e huaja. Tha se atyre u ka kaluar koha.

"Koha e misioneve të huaja në Kosovë është kaluar, jemi mirënjohës për punën e tyre, partneriteti i mirëfilltë funksion në mënyrë reciprok" shtoi ai.

Ai tha se duhet shikuar mirë misionin e Eulex-it. "Nëse deri tash kemi fol për tkurrje tash duhet të folim menjëherë për fazën përmbyllëse".

As kësaj radhe, presidenti nuk hezitoi të flas për vizat. Vazhdon ta quaj të padrejtë izolimin për viza që po u bëhet qytetarëve të Kosovës./express

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI