Flash

Emrat/ Kandidaturat e socialistëve për kryeprokuror të përkohshëm

Lapsi.al 6 December 2017
Emrat/ Kandidaturat e socialistëve për kryeprokuror të

Nesër përfundon mandati i Adriatik Llallës. Po nesër, Komisioni i Ligjeve nis punën për ta zëvendësuar. Në një memo të brendshme, juristët e Kuvendit u parashtrojnë deputetëve të gjithë skenarët e mundshëm që parashikon ligji dhe emrat e kandidatëve që mund të zgjidhen një prokuror të përkohshëm deri sa të ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Sipas ligjit (shiko shkrimin poshtë) Kuvendi vendos që funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm i kryen prokurori me më shumë eksperiencë që përmbush kriteret ligjore.

Kriteret kanë të bëjnë me vitet e punës, titujt shkencorë, etj njofton Top Channel që e ka lexuar këtë memo.  Prokurorët me më shumë eksperiencë janë Thoma Jano dhe Adnan Kosova, të dy prokurorë në organin qendror të akuzës. Por asnjëri prej tyre nuk ka gradë shkencore. Mes atyre që kanë gradë shkencore është Ferdinand Elezi, i cili ka një karrierë nga policia e Sarandës dhe Kavajës, në prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrësit. Titull shkencor ka edhe Henrik Ligori, prokuror te Krimet e Rënda, bashkëshort i ish-deputetes socialiste Shegushe Ligori. Më pas, kemi prokurorë me titull shkencor të dalë nga shkolla e magjistraturës. Dritan Rreshka, te Task Forca e Tiranes, apo Olsi Çela, te krimet e rënda.  
 

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, dy persona të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, në zonën prana pyllit të sodës. Burime të Lapsi.al thonë se automjeti me targë AA 577 OF ka da...

19:41

Rikthehen shiu dhe bora në fundjavë

Reshjet e shiut do të rikthehen sërish. Kështu thonë sinoptikanët. Sipas Meteoalb: Vijon moti i kthjellët në gjithë Shqipërinë edhe ditën e enjte ndërsa të prem...

17:36

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI