Flash

Gazeta serbe alarmohet nga vëllezërit shqiptarë me pozita të larta në Shtepinë e Bardhë e Pentagon

Lapsi.al 6 December 2017
Gazeta serbe alarmohet nga vëllezërit shqiptarë me pozita të

“Shqiptarët e Trumpit godasin Serbinë”. Me këtë titull e nis ditën gazeta serbe “Serpski Telegraf” në numrin e sotëm. Kjo gazetë shkruan për dy vëllezërit shqiptarë nga Prishtina në Shtëpinë e Bardhë dhe në Pentagon, Ylber dhe Ylli Bajraktari.

Duke punuar për mbrojtjen dhe politikën e jashtme, vëllezërit Bajraktari shoqërojnë udhëheqësit e agjencive të tyre në të gjitha udhëtimet ndërkombëtare. Vëllezërit Bajraktari janë zhvendosur në Amerikë nga Prishtina, pasi kjo e fundit u shkatërrua nga lufta dhe tani kanë arritur të marrin pozita të larta në Shtepinë e Bardhë dhe Pentagon.

Tani ata janë në qendër të zgjidhjeve të një sërë problemesh botërore dhe shefat e tyre i informojnë ata për zhvillimet në politikën e jashtme. Ata kanë qasje në Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë dhe në të dhënat e inteligjencës, - shkruan gazeta serbe.

Gazeta serbe transmetoi gjithashtu deklaratën e Karl Vug, dikur këshilltar i Obamës për sigurinë kombëtare.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar një histori për dy vëllezërit të cilët luajnë një rol të tillë të ndjeshme prapa skenës në Pentagon ashtu si vëllezërit Bajraktari” - tha Karl Vug.

Ylli Bajraktari është aktualisht dora e djathtë e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të presidentit Trump, Herbert Raymond Mackmaster, në Shtepinë e Bardhë. Ndërsa Ylber Bajraktari është drejtor i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Politikat e Mbrojtjes.

Mësohet se zv/presidenti Mike Pence, gjatë vizitës se tij në Serbi, kishte ardhur më vëllëzerit Bajraktari dhe gjatë vizitës se presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë, zv.presidenti Mike Pence i kishte prezantuar Thaçit dy vëllezëzit nga Kosova si dy bisnikët më të mëdhenj të SHBA-ve.

“Z. President, tani unë kam nderin t’ju informoj se dy të rinj nga Kosova punojnë me ne në Shtëpinë e Bardhë”, - kishte thënë zv/presidenti amerikan Mike Pence.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI