Flash

PD kërkon ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Lapsi.al 6 December 2017
PD kërkon ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë sot me anë të letre drejtuar Kuvendit ku thuhet se shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi është antikushtetues, shorti i programuar ditën e enjte dhe se Kryetari i Kuvendit po zhbën kriteret ligjore për kandidatët pasi qëllimi i PS-së është kapja e e organeve të reja të drejtësisë.

Sipas PD-së, "KED nuk mund të zgjidhet pa ngitjen e organeve qeverisëse të drejtësisë, KLGJ-KLP ndaj PD-ja kërkon ndërprerjen e menjëhershme të procedurës antikushtetuese dhe të merret opinioni i Këshillit të Legjislacionit."

Reagimi i PD ka ardhur pasi Kuvendi i Shqipërisë ka caktuar hedhjen e shortit të enjten për 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED.

Ata do të zëvendësojnë anëtarët e Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi. (KEPD) dhe janë 2 nga Gjykata Kushtetuese, 1 nga Gjykata e Lartë, 1 nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 gjyqtarë dhe 2 prokurorë nga Apeli dhe 1 gjyqtar nga Gjykata Administrative.

Për hedhjen e shortit kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë. Ndaj Partia Demokratike ia kashprehur këtë qëndrim Kryetarit të Kuvendit nëpërmjet një letre nga Kryetari i Grupit Parlamentar, Edmond Spaho.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI