Flash

"Sakrifikohet" Lindita Nikolla: Do jap rrogën time për familjet e prekura nga përmbytjet!

Lapsi.al 6 December 2017
"Sakrifikohet" Lindita Nikolla: Do jap rrogën time për

Lindita Nikolla duket të jetë prekur thellë nga situata e përmbytjeve që përfshiu vendin pak ditë më parë. Në një takim me drejtorët e shkollave ajo ka deklaruar se do të sakrifikojë rrogën e saj për familjet e dëmtuara nga përmbytjet.

“Kemi vendosur në dispozicion numrat e llogarive për ata që mund të ofrojnë ndihmë. Unë dedikoj rrogën mujore për të prekurit nga përmbytjet” deklaroi Nikolla. Por sa para mund të shkonin në një muaj nëse të gjithë ministrat dhe zv.ministrat e qeverisë do të "sakrifikonin" edhe ata rrogën për familjet e përmbytura?

Qeveria e re ‘Rama 2’ me 13 ministra plus kryeministrin dhe zv/kryeministren si dhe 33 zv/ministra i kushton buxhetit të paktën 77 milionë lekë, vetëm paga në një muaj. Këtu nuk llogariten dietat apo shpenzimet e tjera për udhëtime, të vetëm këtyre e jo stafit mbështetës.

Nga të dhënat zyrtare mësohet se paga bruto e kryeministrit në një muaj është 228.730 lekë, ndërsa ajo e zv/kryeministres Senida Mesi 187.610 lekë.

13 ministrat e qeverisë “Rama” do të kenë pagë prej 174.760 lekë në muaj, ndërsa paga e zv.ministrit është 153.300 lekë.

Në total, vetëm kryeministrit, ministrat dhe 33 zv/ministrat i kushtojnë shqiptarëve afërsisht 1 miliardë lekë në vit.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI