Flash

Udhëhoqi familjen kriminale pasi i vdiq burri, kush është 'Kumbara mafioze' e arrestuar në Itali

Lapsi.al 6 December 2017
Udhëhoqi familjen kriminale pasi i vdiq burri, kush është

Policia italiane arrestoi 25 mafiozë, në mes tyre edhe një grua e cila udhëheqjen e familjes kriminale e trashëgoi nga bashkëshorti i saj, vrasës i dënuar me burgim të përjetshëm, shkruan agjencia italiane e lajmeve Ansa. Maria Angela Di Trapani e ka udhëhequr mafinë në Resutani, një nga tetë lagjet e kryeqytetit sicilian Palermo, kanë publikuar karabinierët.

Di Trapani dhe të arrestuarit tjerë janë nën akuza për përkatësi në mafia, zhvatje dhe posedim të mallit të vjedhur. I detyronin tregtarët vendas të paguajnë mbrojtje.

“Kumbara mafioze”, Maria tashmë mund të dënohet me shtatë vite burg për shkak se ka ndërmjetësuar në mes të bashkëshortit të saj Salvino Madoni dhe anëtarëve të familjes së tij mafioze.

Femrat në krye të familjeve mafioze janë shumë të rralla por ekzistojnë. Në fillim të këtij viti gjykata italiane dënoi Patrizia Messina Denaro me 14 vite e gjysmë burgim, vëllai i së cilës është një prej mafiozëve të arratisur.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI