Flash

Biznesmeni amerikan: Kam prova tronditëse që kompania e skanimit pagoi ryshfet në Shqipëri

Lapsi.al 7 December 2017
Biznesmeni amerikan: Kam prova tronditëse që kompania e skanimit pagoi

Një përplasje mes kompanisë amerikane që prodhon pajisje skanimi, “OSI Systems”, dhe partnerit të shitjeve, biznesmenit të famshëm amerikan Carson Block, ka nxjerrë në pah një skandal të ndodhur vite më parë në Shqipëri. Bëhet fjalë për kontratën koncesionare për skanimin e mallrave në dogana me kompaninë Rapiscan, të nënshkruar më 10 prill 2013 nga qeveria Berisha dhe që u kundërshtua nga opozita e atëhershme për favorizim i padrejtë.

Është pikërisht kompania Rapiscan që ka si kompani mëmë “OSI Systems” me bazë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara. Por partneri i “OSI Systems” për shitjet, biznesmeni Carson Block i “Muddy Waters”, ka denoncuar në televizionin “Bloomberg” se ka “fakte tronditëse dhe të pamohueshme që kompania “OSI Systems” (kompania mëmë e Rapiscan), gjatë garës në Shqipëri, pagoi rryshfet për të skualifikuar nga gara gati gjysmën e konkurentëve”.

“Kam prova të pamohueshme që kur kopmania arriti një marrëveshje të madhe disa vite më parë në Shqipëri, me vlerë rreth 150-250 milion dollarë, ata paguan rryshfet për të skualifikuar nga gara gati gjysmën e koncesionarëve”, - deklaroi biznesmeni amerikan Carson Block. Ai e quajti “OSI Systems”, “të kalbur”, ndërsa deklarata e tij shkaktoi tërmet për kompaninë që ndjeu rënie me më shumë se 10 përqind në bursë. Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, qeveria tentoi të anulojë koncesionin me “Rapiscan” për skanimin në dogana. Çështja shkoi në arbitrazhin ndërkombëtar, por qeveria Rama u tërhoq përfundimisht duke arritur një marrëveshje të re për uljen e një pjese të tarifave të skanimit.

Të këshilluara

FOTO/ Takohen sërish Bushati dhe Kotzias

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar gjatë vizitës në Bruksel me homologun e tij grek Nikos Kotzias. Pas takimit në Kretë, Bushati zbulon edhe bisedën...

00:35

Del FOTO e parë e Gramoz Ruçit në Washington

Për të ishte thënë shpesh se është “non grata” nga SHBA, por Gramoz Ruçi ka gjetur një rast për të hedhur poshtë këto zëra. Gjithçka nisi nga ai refuzim vize ng...

21:42

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI