Flash

PS zgjat duart drejt Gjykatës Kushtetuese, hidhet shorti për Këshillin e Emërimeve

Lapsi.al 7 December 2017
PS zgjat duart drejt Gjykatës Kushtetuese, hidhet shorti për

Para se Gramoz Ruçi të ikte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka firmosur nisjen e procedurave për hedhjen e shortit të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas Kushtetutës, ky organ zgjedh anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Por ndërsa socialistët kanë bërë gati goglat për të hedhur shortin e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, opozita ka vënë në dukje se procedura po bëhet në shkelje të ligjit.

“Debati që kemi ne është që partia politike mos ketë ndikim që të zgjedhë anëtarët e Gjykatës Kushetetuese dhe Inspektorin që do të kontrollojë të gjithë sistemin e drejtësisë” u shpreh Eduart Halimi, pasi shpjegoi se anëtërt e KED që zgjidhen sot kanë pikërisht këto kompetenca, të zgjedhin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Presidenti Ilir Meta më parë kishte refuzuar të hidhte shortin për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për shkak se mungojnë organet e tjera të drejtësisë.©Lapsi.al

Të këshilluara

FOTO/ Takohen sërish Bushati dhe Kotzias

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar gjatë vizitës në Bruksel me homologun e tij grek Nikos Kotzias. Pas takimit në Kretë, Bushati zbulon edhe bisedën...

00:35

Del FOTO e parë e Gramoz Ruçit në Washington

Për të ishte thënë shpesh se është “non grata” nga SHBA, por Gramoz Ruçi ka gjetur një rast për të hedhur poshtë këto zëra. Gjithçka nisi nga ai refuzim vize ng...

21:42

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI