Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Studimi/ Familjet në Shqipëri hasin vështirësi në pagesën e energjisë elektrike

Lapsi.al 7 December 2017
Studimi/ Familjet në Shqipëri hasin vështirësi në

Një studim i zhvilluar nga qendra mjedisore Eden në pesë qytete kryesore të Shqipërisë zbulon se familjet shqiptare kanë vështirësi në pagesat e faturave të energjisë elektrike dhe konsumojnë më pak energji se nevojat e tyre. Familjet në qytetin e Vlorës dhe Beratit duket se kanë vështirësitë më të mëdha financiare në pagimin e faturës së energjisë elektrike, ndërsa kryeqyteti është më pak problematiku në këtë drejtim.

Të dhënat e marra nga studimi i rreth 1000 familjeve, (600 në kryeqytet dhe 400 në qytetet e tjera) flasin gjithashtu për një trend të shqiptarëve për të konsumuar më pak energji elektrike nga sa kanë nevojë reale. Duke qenë se sondazhi gjithashtu tregon se shumica e energjisë elektrike e konsumuar nga familjet shkon për ngrohje të ambientit dhe ujit, konsumimi më i pakët i energjisë nënkupton më pak ngrohje për familjet.

Lira Hakani nga qendra Eden thotë se qytetarët kursejnë më shumë në ngrohje për shkak të mungesës së informacionit dhe prej mosizolimit të banesave. “Ndërtesat nuk të janë izoluara siç duhet dhe sistemi i ngrohjes në shtëpi nuk është i kuruar dhe kjo ndikon në shëndet, ekonomi apo në jetën sociale”, tha për BIRN Hakani, duke shtuar se shumica e familjeve shqiptare ngrohen me energji elektrike ose gaz.

Berati rezulton nga sondazhet qyteti me izolimin më të dobët të dritareve dhe dyerve, të cilat ndikojnë në futjen e rrymave të ajrit nga jashtë, ndërsa Elbasani ka rezultatin më të mirë nga pesë qytetet e studiuara me vetëm 10% të familjeve pa izolim. Projekti “Së bashku një sy për mjedisin” synon të nxisë zbatimin e politikave dhe praktikat më të mira që sigurojnë efiçencën e energjisë, diversifikimin e burimeve për energji të pastër dhe me kosto të përballueshme nga qytetarët e shtresave të varfra dhe të mesme në Shqipëri.

Për vitin 2018, Shqipëria synon të kursejë me 28 për qind konsumin e energjisë elektrike në banesa, i cili në vitin 2014 ndahej në 29 për qind për ngrohje të ambientit, 22 për qind për ngrohjen e ujit dhe 25 për qind për gatim. Shumica e qytetarëve të anketuar u shprehën se nuk kanë dëgjuar për ligjin “Për performancën e energjisë së ndërtesave”, i cili u miratua në vitin 2016 për të përmirësuar performancën e energjisë në banesa. Gjatë prezantimit të gjetjeve në Tiranë, aktivistët e qendrës Eden ndërgjegjësuan qytetarët përmes lojërave dhe pyetësorëve, ndërsa shpërndanë llamba ekonomike falas./ BIRN

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI