Flash

Video/ Si u arrestua nga Policia e Elbasanit i kërkuari nga fisi Çapja me tre emra

Lapsi.al 7 December 2017
Video/ Si u arrestua nga Policia e Elbasanit i kërkuari nga fisi

Policia e Elbasanit ka kapur në një pikë loto-sporti në rrugën “Rinia” në Elbasan një të kërkuar, anëtar të fisit Çapja, i akuzuar dhe dënuar në Itali, si pjesë e një organizate kriminale të trafikut të kokainës. 40-vjeçari Besnik Çapja njihej edhe me 2 emra të tjerë Besnik Bylyku dhe Kliton Prifti dhe falë tyre kishte arritur t’i shpëtonte deri tani policisë.

Në videon e momenteve të para pas arrestimit, shihet teksa Çapja shoqërohet nga disa makina policie, ndërsa në oborrin e Komisariatit të Elbasanit, i kapur nga dy policë, ai shihet me duar pas shpine të prangosura dhe me kokën poshtë.

Besnik Çapja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që më datë 28.11.2017, nga Interpol Roma, pasi autoritetet Gjyqësore në Torino, më datë 1 qershor 2017 e kanë dënuar me 6 vjet e 4 muaj burgim, për “Pjesëmarrjes në Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Të këshilluara

FOTO/ Takohen sërish Bushati dhe Kotzias

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar gjatë vizitës në Bruksel me homologun e tij grek Nikos Kotzias. Pas takimit në Kretë, Bushati zbulon edhe bisedën...

00:35

Del FOTO e parë e Gramoz Ruçit në Washington

Për të ishte thënë shpesh se është “non grata” nga SHBA, por Gramoz Ruçi ka gjetur një rast për të hedhur poshtë këto zëra. Gjithçka nisi nga ai refuzim vize ng...

21:42

Aksident në Vlorë, dy persona të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, në zonën prana pyllit të sodës. Burime të Lapsi.al thonë se automjeti me targë AA 577 OF ka da...

19:41

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI