Flash

Berisha u drejtohet të rinjve: Vetëm kjo sallë do të mjaftonte për të hedhur në Lanë këtë qeveri

Lapsi.al 8 December 2017
Berisha u drejtohet të rinjve: Vetëm kjo sallë do të

Sali Berisha ka risjellë në vëmendje kujtimet e tij mbi ngjarjen e madhe të 8 dhjetorit të 1990, ku Lëvizja Studentore e asaj kohe shembi rëgjimin e egër komunist. Në një fjalim plot emocione ish-kryeministri Berisha tha se ishte guximi i atyre studentëve që solli demokracinë në vend.

Teksa bëri një krahasim të asaj kohe me ditët e sotme, Berisha e cilësoi qeverinë ‘Rama 2’ kërcënim serioz për vendin, ndërsa u bëri thirrje të rinjve të pranishëm që të ngrihen kundër. Ai tha se do mjaftonin të rinjtë të pranishëm në sallë që qeveria e sotme të hidhej në lumin e Lanës.

“Jam i bindur se ju e doni vendin dhe në idealet tuaja keni një Shqipëri më të bukur se ajo që mund të ekzistojë. Ju dëshironi që fuqitë tuaja t’ja kushtoni këtij vendi. Por sot ku jemi? Përveç viteve të zeza të diktaturës, kurrë s’kemi qenë në këtë gjendje. Çdo ditë lexoni mediat, çdo ditë kronika negative për Shqipërinë; Kanabistan, narkotshteti. Po ndërtohet narkoshteti. Se ministri i Brendshëm bën narkoshtetin, kryeministri është vëllai i Kazajt. A është i implikuar Rama? Patjetër që po. Vetëm kjo sallë do të mjaftonte për të hedhur në Lanë këtë qeveri. Nuk ishin më shumë ata”, - tha Berisha.

 

Të këshilluara

Ngrica nxjerr nga rruga makinën në Sarandë

Reshjet e dendura të shiut që shkaktuan përmbytje në shumë zona të vendit, i kanë lënë vendin ngricës. Teksa disa zona janë mbuluar nga dëbora, në zona të tjera...

12:16

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI