Flash

Gramoz Ruçi në Amerikë, i flet shqip kongresmenit amerikan (VIDEO)

Lapsi.al 8 December 2017
Gramoz Ruçi në Amerikë, i flet shqip kongresmenit amerikan

Udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për më tepër, pritja nga një kongresmen amerikan duhet të ketë qenë një sfidë personale për Gramoz Ruçin. Me fotot dhe videot që dërgoi nga përtej oqeanit, i mbylli përfundimisht gojën atyre që i kujtonin refuzimin e vizës në 2005 dhe kabllogramet e Withers në 2009.

Por në videon që shpërndau për mediat, Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të kalojë pa u vënë re një detaj interesant. Kreut të parlamentit shqiptar i duhet një përkthyes për të komunikuar me kongresmenin amerikan Pittinger. Kanë kaluar 27 vjet nga rrëzimi i komunizmit dhe Gramoz Ruçi nuk e ka parë të udhës të mësojë disa fjalë anglisht.

Edhe në jetëshkrimin zyrtar të botuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë janë lënë pa u përmendur gjuhët e huaja që njeh Gramoz Ruçi. Bashkë me to janë eleminuar edhe postet drejtuese që ai ka mbajtur para viteve 90, atëhere kur në modë ishin parrullat antiamerikane. Video më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=_hJcn14GuXc&feature=youtu.be

GRAMOZ RUÇI

Gramoz Ruçi lindi në Tepelenë, më 6 dhjetor 1951. Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë Pedagogjik, dega Bio-Kimi. Nga viti 1971 deri në vitin 1978 ka ushtruar profesionin e arsimtarit.

Veprimtarinë politike:

Z.Ruçi e ka nisur në vitin 1978 ku deri në vitin 1991 ka qenë nëpunës në organet partiake dhe shtetërore. Në periudhën shkurt-qershor të vitit 1991 ka qenë ministër i Punëve të Brendshme. Që prej qershorit të vitit 1991 e deri në qershor të vitit 1996 Gramoz Ruçi ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste.

Në vitet 1998-1999 ka qenë Sekretar organizativ dhe kryetar i grupit të PS-së.

Nga viti 2010 e në vazhdim Gramoz Ruçi mban postin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së dhe atë të Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të PS-së. Që prej vitit 2016, Ruçi mban gjithashtu edhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste.

Zoti Ruçi, përfaqësues i Partisë Socialiste, është zgjedhur Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në tetë legjislatura.

Të dhëna vetjake

Datëlindja: 6.12.1951

Vendlindja: Tepelenë

Edukimi: Instituti i Lartë Pedagogjik, Shkodër e Gjirokastër, dega

Bio-Kimi. Mbaruar provimet pasuniversitare.

Veprimtaria profesionale:

1971-1978: Arsimtar.

Veprimtaria politike:

1978-1991: nëpunës në organet partiake dhe shtetërore.

1991 (shkurt-qershor): Ministër i Punëve të Brendshme.

1991(qershor) – 1996 (qershor): Sekretar i Përgjithshëm i PSSH-së

1996(qershor)-1997 (qershor): emigrant.

1998-1999: Sekretar Organizativ dhe Kryetar i Grupit të PS-së.

2010 në vazhdim: Kryetar i Grupit Parlamentar dhe Sekretar i Përgjithshëm i PSSH-së.

Zgjedhur në:

Legjislatura: I, II, IV, V, VI, VII, VIII, IX

Qarku: Vlorë, Gjirokastër, Fier

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI