Flash

INCIDENTI/Rama nxjerr nga salla të rinjtë që e fërshëllyen: Shkoni në pyll, hipni nëpër pemë!

Lapsi.al 8 December 2017
INCIDENTI/Rama nxjerr nga salla të rinjtë që e

Edi Rama u shfaq i nervozuar në një aktivitet me të rinjtë në Ditën e Rinisë. Ai nxorri nga salla disa nga të rinjtë që kishin mbushur Parkun Olimpik të Tiranës. Shkak është bërë fakti që disa të rinj kanë fërshëllyer mes brohoritjeve të qindra të ftuarve.

“Këtu afër është pylli. Mund të shkoni nëpër pemë dhe të fishkëlleni. Të tjerët këtu, në veçanti vajzat kanë ardhur të dëgjonë. Dakort bilbila? Ju dhjetë bilbila që jeni këtu, ja ku e keni pyllin shkoni hipni në pemë dhe fishkëlleni. Jemi për natyrën, por jemi edhe në një ditë të shënuar që është Dita e Rinisë. Më duket e padrejtë që disa bilbila vazhdojë edhe fishkëllejnë. Më duket e padrejtë se nuk jemi në pyll këtu. Pylli është afër. Dakort? Unë nuk hyj të ato që dorëzohem dhe ti bilbil atje me gjyslykë, që ke gjithë kohës me gishta në fyt. Është shumë mirë të ikësh dhe të t’i japësh fund” ka thënë Rama duke iu drejtuar të rinjve.

Kryeministri foli pak dhe u duk i bezdisur nga aktiviteti. Pasi ka parë që organizatorët e aktivitetit janë kujdesur t’i nxjerrin jashtë të rinjtë, Rama u mor sërish me ta kur tha: “Dua t’i shpreh falenderimin bilbilave. Më vjen shumë mirë që ikën nga salla!”©Lapsi.al

Të këshilluara

Ngrica nxjerr nga rruga makinën në Sarandë

Reshjet e dendura të shiut që shkaktuan përmbytje në shumë zona të vendit, i kanë lënë vendin ngricës. Teksa disa zona janë mbuluar nga dëbora, në zona të tjera...

12:16

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI