Flash

Italia dëbon dy shqiptarë, të dyshuar si xhihadistë

Lapsi.al 8 December 2017
Italia dëbon dy shqiptarë, të dyshuar si xhihadistë

Autoritetet italiane kanë deportuar dy shtetas shqiptarë të dyshuar si xhihadistë. Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, ata akuzohen për mbështetje të një grupi salafit dhe për favorizim të emigracionit të paligjshëm.

Shqiptari i parë, i moshës 24-vjeçare dhe me vendbanim në qytetin jugor të Luceras, ka postuar një numër mesazhesh të anti-perëndimit në faqen e tij në “Facebook” dhe ka qenë pjesëtar aktiv i një bisede mes xhihadistësh në “WhatsApp”, siç njoftojnë hetuesit e Barit, përcjell albinfo.ch.

I dyshuari ka qenë gjithashtu në kontakt të ngushtë me një luftëtar të huaj shqiptar, e kishte lidhje me një grup salafit, ku bënin pjesë edhe dy shqiptarë të tjerë të deportuar vitin e kaluar.

Ndërkohë, shqiptari i dytë, 23 vjeç, kishte lidhje të ngushta me të dyshuarin e parë dhe gjithashtu me një organizate kriminale shqiptare, që trafikonte emigrantë në qytetin jugor të Foggias.

Mediat italiane pretendojnë se një total prej 100 ekstremistësh islamikë janë dëbuar nga Italia këtë vit, e 232 që prej 1 janarit të vitit 2015.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI