Flash

Japin dorëheqjen edhe 4 mjekë të urgjencës në QSUT: Në asnjë spital në botë nuk punohet në këto kushte

Lapsi.al 8 December 2017
Japin dorëheqjen edhe 4 mjekë të urgjencës në QSUT:

Katër mjekë të tjerë të Urgjencës Qendrore në QSUT kanë firmosur ditën e djeshme letrën e dorëheqjes kolektive si pasojë e kushteve të rënda të punës. Mjekët me iniciale L.Ç, P.P, B.H dhe R.P i janë bashkuar 8 kolegëve të tyre dhe janë solidarizuar në lidhje me këtë situatë. “I vetmi që nuk ka firmosur këtë peticion, është shefi i urgjencës, Edmond Zaimi, ndërkohë që jemi plot 12 mjekë që kemi firmosur dorëheqjen si pasojë e mbingarkesës dhe mosrespektimit të kontratës së punës. Në asnjë spital në botë nuk punohet në këto kushte ku punojmë ne”, - tregon një prej mjekëve të urgjencës.

Mjekët, nëpërmjet kësaj letre drejtuar drejtorisë së QSUT, presidentit, kryeministrit e ministres së Shëndetësisë listojnë të gjitha arsyet që i kanë shtyrë të marrin një vendim të tillë. “Kushtet e punës së stafit mjekësor nuk plotësohen bazuar në kontratën punëdhënës-punëmarrës. Mbingarkesa me të sëmurë të shtruar që qëndrojnë mbi 48 orë në urgjencë për mungesë vendesh në pavijonet e tjera e moszbatimi i urdhrave të nxjerrë nga drejtoria, kemi marrë vendim që të tërhiqemi nga pozicioni ynë i punës, duke lajmëruar 30 ditë përpara”, – theksohet në letrën e dorëheqjes. Pavarësisht kësaj, të 12 mjekët e urgjencës, vazhdojnë të jenë në krye të detyrës e t’u shërbejnë radhës së gjatë të pacientëve. Gjithashtu, sipas GSH.al bëhet me dije se 7 specializantë që kanë qenë pjesë e QSUT-së janë larguar në Gjermani për të ushtruar profesionin e tyre.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI