Flash

Koço Kokëdhima tregon se si Rama komplotoi me përgjime me për t'i hequr mandatin

Lapsi.al 8 December 2017
Koço Kokëdhima tregon se si Rama komplotoi me përgjime me

Ish-deputeti i PS, Koço Kokëdhima, sot kreu i partise “Zgjidhja”, ka rrëfyer komplotin, sipas tij, që fshihej pas gjithë lojës që u luajt për t’i hequr mandatin. Rrëfimin e ka bërë mbrëmë në emisionin e Artur Zhejit në  “360 Gradë” në Ora Neës.

Kokëdhima mes të tjerash ka treguar komplotin që sipas tij ishte bërë nga njerëz të Edi Ramës, te cilet kishin falsifikuar një përgjim të një organizate kriminale për trafikun e drogës, ne te cilin sipas tij, i thanë se kishte dijeni edhe Tahiri.

“Kisha dijeni, që Edi Rama ka komplotuar për të hequr mandatin tim. Dy ditë pas heqjes së mandatit, një funksionar i lartë i Ministrisë së Brendshme erdhi te unë me një dokument përgjimesh, ku sipas zbardhjes një drejtor i Ministrisë së Drejtësisë fliste me një eksponent të drogës. Ky i fundit i thoshte këtij drejtorit të rëndësishëm në Ministrinë e Drejtësisë, `se e pastruam rrugën (bëhej fjalë për largimin e Kokëdhimës si deputet në qarkun e Vlorës) dhe i kemi kaparosur ata të Gjykatën e Lartë’. Sipas ati përgjimit ky drejtor pohon, se ishte në dijeni edhe ministri. Unë pyeta zyrtarin e lartë të ministrisë së Brendshme, se kush ka dijeni tjetër për këto përgjime, ai më tha menjëherë, se Edi Rama nuk di gjë. `Nuk të pyeta kush nuk ka dijeni, por kush ka”, i thashë. Pas kësaj më pranoi, se kishte dijeni Saimir Tahiri. Kur e pyeta nëse ky përgjim ishte zyrtar dhe i  ligjshëm, më pranoi se çdo gjë ishte proceduriale dhe se çështjen  e ka marrë në dorë prokuroria. U interesova dhe investigova personalisht më vonë dhe rezultoi, se e gjitha ishte një falsifikim. Një lojë dhe një komplot i ndyrë, për të më treguar mua se Edi Rama ishte i distancuar nga historia e heqjes së mandatit tim dhe se nuk e kisha nga ai, por nga të tjerë”, - shprehet Kokëdhima.

 

Të këshilluara

Ngrica nxjerr nga rruga makinën në Sarandë

Reshjet e dendura të shiut që shkaktuan përmbytje në shumë zona të vendit, i kanë lënë vendin ngricës. Teksa disa zona janë mbuluar nga dëbora, në zona të tjera...

12:16

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI