Flash

Si e uruan 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë Rama dhe Berisha

Lapsi.al 8 December 2017
Si e uruan 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë Rama dhe Berisha

Tetë dhjetorin, ditën e rinisë, Berisha dhe Rama e kanë uruar në mënyra të ndryshme sot. Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar 8 dhjetorin dhe liderin e lëvizjes studentore Azem Hajdari. Në një status në “Facebook”, Berisha shkruan se më 8 dhjetor 1990 Azem Hajdari bashkë me studentët hapi dyert e lirisë për shqiptarët.

“Gëzuar 8 dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë! Miq, më 8 dhjetor 1990, tribuni legjendar Azem Hajdari së bashku me studentët liberator, në një përballje epike me diktaturën staliniste të bllokmenëve hoxhistë, hapi dyert e lirisë për shqiptarët, asokohe kombin më të shtypur të botës!

Nderim përjetë veprës së pavdekshme të studentëve dhe liderit të tyre, tribunit të lirisë Azem Hajdari. Azem, ti je gjallë!”, - shkruan Berisha.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën Kombëtare të Rinisë, 8 dhjetorin me një video. Në një status në “Facebook” Rama publikon një video promovuese të turizmit nëpër të gjithë Shqipërinë dhe uron 8 dhjetorin.

“MIRËMËNGJES  dhe me këtë pjesëz të bukurive mbresëlënëse të Shqipërisë, ju uroj GËZUAR DITËN E RINISË ”, - shkruan Rama.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI