Flash

Trafiku i drogës/ Porti i Durrësit ‘blindohet’ me agjentë civilë, ankohen drejtuesit e kamionëve 

Lapsi.al 8 December 2017
Trafiku i drogës/ Porti i Durrësit ‘blindohet’ me

Porti i Durrësit po monitorohet rreptësisht nga një numër i lartë agjentësh anti-drogë. Ata janë instaluar në pikat kyçe dhe janë të veshur si civilë. Detyra e tyre është të monitorojnë të gjitha lëvizjet e kamionëve, autobusëve dhe pasagjerëve që presin të nisen me tragete drejt Italisë.

Burime të “Panoramës” bëjnë me dije se kontrollet e imtësishme kanë lënë të pakënaqur drejtuesit e kamionëve që futen ne skaner. Sipas drejtuesve të kamioneve me produkte ushqimore, ky është një veprim i papërgjegjshëm, pasi rrezet depërtojnë ushqimet që më pas konsumohen nga njerëzit. Ata ankohen se kalimi në skaner gjithashtu krijon vonesa.

Këto masa në portin më të madh të vendit janë marrë që pas ngjarjes së janarit, ku u kapën agjentë të policisë që trafikonin drogë nga ky port në Itali. U arrestuan 2.5 ton drogë dhe 12 persona u vunë në pranga si pjesë e këtij grupi kriminal që shfrytëzonte portin e Durrësit si urë transporti. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Berat/ Shpërthen bombula e gazit në banesë

Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në një banesë në Berat. Banesa e personit me iniciale Sh.S. u përfshi nga flakët. Zjarrfikëset bënë të mundur ...

19:09

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI