Flash

Nga konfliktet e djemve tek përplasjet për pronat, të gjitha pistat e hetimit për vrasjen e Ndokës

Lapsi.al 10 December 2017
Nga konfliktet e djemve tek përplasjet për pronat, të gjitha

Policia po merr në shqyrtim të gjitha pistat për vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit socialist, Arben Ndoka.

 

 

Dy pistat kryesore të hetimit janë detyrat që ka pasur në administratë Aleksandër Ndoka si dhe konfliktet që kanë pasur dy djemtë e tij në Lezhë.

Klajdi e Samuel Ndoka janë përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe njiheshin si persona mjaft problematikë dhe që lëviznin të armatosur. Megjithatë nuk përjashtohen as konflikte të vetë viktimës.

Detyrat në administratë

Grupi i hetimit nuk përjashton dyshimin se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrat e Ndokës. Por më e mundshmja vlerësohet ndonjë konflikt i akumuluar që në periudhën kur ai ka punuar në Hipotekë. Në qarkun e Lezhës, mjaft prona, kryesisht në bregdet, janë në procese gjyqësore dhe në konflikt mes pronarësh.

Ndaj, sipas burimeve, pritet që të hetohen praktikat e dosjeve të këtyre pronave të Hipotekës së Lezhës, të cilat mbajnë firmën e Aleksandër Ndokës. Blutë nuk përjashtojnë as pista të tjera, që kanë të bëjnë me konflikte së fundmi të tij, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë konkrete për indicie hetimi në këtë drejtim. Kjo, pasi 48- vjeçari rezulton se nuk ka probleme me ligjin. Ai nuk ka precedentë dhe në formularin e dekriminalizimit rezulton i pastër.

Konfliktet e djemve të tij

Por ndryshe paraqitet skeda e dy djemve të tij, Klajdi e Samuel Ndoka, çka përforcon dyshimin e Policisë se pikërisht precedentët kriminale të dy djemve të tij mund të jenë shkak i atentatit ndaj tij. Dy djemtë njiheshin në Lezhë si mjaft problematikë dhe lëviznin të armatosur. Njëri prej tyre, Samueli, aktualisht është i arrestuar për ngjarjen e ndodhur në ditën e zgjedhjeve ku ai plagosi një aktivist të LSI-së. Në momentin e arrestimit, atij iu sekuestrua edhe armë. Ndërsa djali tjetër, Klajdi Ndoka, është shpallur në kërkim nga Policia për të njëjtën ngjarje.

Një tjetër pistë, që nuk përjashtohet, ka të bëjë (ndonëse hetimorët nuk e kanë vlerësuar si të mundshme), me implikimin e mundshëm të të vëllait, ish-deputetit Arben Ndoka në veprimtaritë kriminale në Itali.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI