Flash

Albin Kurti përshkruan veten: "Unë nuk jam një person radikal"

Lapsi.al 11 December 2017
Albin Kurti përshkruan veten: "Unë nuk jam një person

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, këmbëngul se nuk është një politikan radikal ndryshe nga sa e vizatojnë kundërshtarët e tij. Në një intervistë që ka dhënë për një gazetare nga Vojvodina, ai ka treguar se si personalitet dhe si formim është një njeri tolerant, por shndërrohet në rakal kur situatat janë të tilla. Mbahet mend një shprehje epike e Kurtit gjatë një bisede me Edi Ramën. Kur kryeministri i shqipërisë i kërkoi të jetë më tolerant në periudhën kur Albini hidhte bomba me gaz lotsellës në sallën e kuvendit të Kosovës, ky i fundit u përgjigj: "Ku ka tolerancë më të madhe se sa t'i bësh hajnat të lotojnë".

Kurti, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim për shkak të hedhjes së gazit në seancat e Kuvendit, ku kundërshtohej Demarkacioni, para gazetares nga Vojvodina, me një komunikim të butë në gjuhën angleze, e ka përshkruar kështu veten e tij: “Unë kam qenë i angazhuar në shumë aktivitete radikale, por nuk jam në karakter radikal, jam radikal varësisht nga tema dhe konteksti. Nuk jam radikal në qenien time, në personalitetin tim, por në situata të caktuara dhe në tema të caktuara, unë bëhem radikal”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI