Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

FOTO+VIDEO/ Kush është “i forti” i Bulqizës që i bënë atentat

Lapsi.al 11 December 2017
FOTO+VIDEO/ Kush është “i forti” i Bulqizës që i

Një atentat me armë ndodhi mbrëmjen e së hënës në dalje të Bulqizës. Në shënjestër ishte 29-vjeçari Fadil Tërnova emri i të cilit është mjaft i njohur për policinë e zonës dhe drejtësinë.

Në 9 dhjetor të vitit 2009, rreth orës 15.30, në vendin e quajtur “Pishat” përballë lokalit të shtetasit A. T., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin V.Sh., i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Në 19 janar të vitit 2012, rreth orës 12.30 ai u arrestua ndërsa me vete iu gjet një pistoletë, dhe një krehër me 8 fishekë. Për këtë rast ai është dënuar dhe ka bërë 8 muaj burg.

Në 24 nëntor të vitit 2012 ai u shpall në kërkim nga policia e Bulqizës për “Kanosje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Në 20 prill të vitit 2013, rreth orës 15.00, në lagjen Gjeologu të qytetit Bulqizë përballë lokalit të shtetasit I. B., pas një shkëmbimi zjarri Fadil Ternova dyshohet se ka vrarë me armë zjarri Shefqet Shehun dhe ka plagosur rëndë Vehad Shehun, si dhe ka mbetur i plagosur edhe vetë. Viktima Shefqet Shehu njihej si biznesmen kromi në zonën e Bulqizës ndërsa i plagosuri Vehadi është vëllai i tij.

Për ngjarje Fadil Ternova u arrestua bashkë me Luan Ternovën dhe Vehap Shehun. Në shtator të 2015-ës gjykata e Apelit e Tiranës e dënoi me 9 vite, 10 muaj e 27 dite burg për “Vrasje me dashje e mbetur” e mbetur ne tentative" dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Në 26 nëntor të 2015-ës ai u arrestua nga policia e Dibrës, por një vit më pas u lirua nga gjykata e cila e la në shërbim prove.

Këtë të hënë ai ra pre e një atentati në dalje të Bulqizës, por u shpëtoi plumbave. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Atentat 29-vjeçarit në Bulqizë

Rreth orës 18.30 në sallën operative të Komisariatit të Policisë në Bulqizë është bërë një telefonatë se në fshatin Peladhi-Bulqizë janë dëgjuar të shtëna armës...

20:29

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI