Flash

Ironia e Luan Ramës: Shoqëria civile po e 'detyron' PS-në ta kthejë në tepsi Kryeprokurorin

Lapsi.al 11 December 2017
Ironia e Luan Ramës: Shoqëria civile po e 'detyron'

Pas thirrje së kryeministrit Edi Rama, i cili fton opozitën në dialog për të zgjedhur kryeprokurorin e ri, ka reaguar dhe deputeti i LSI, Luan Rama.

Ai komentuar dhe akuzat që po i bëhen shoqërisë civile, pasi sipas grupit të PS një nga shkaktarët e mos pasjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ai ka bërë ironi dhe me ambasadorët duke thënë se duhet të fillojnë negociatat me shoqërinë civile për të zgjedhur kryeprokurorin e ri.

Rama shprehet me ironi se mazhoranca, nga meraku për reformën në drejtësi, mund të ngrihet në protestë para shoqërisë civile.

“Do të duhej të ishin ngritur me kohë institucionet e reformës në drejtësi, mirëpo, siç është thënë edhe sot në mbledhjen e grupit kuvendar të Partisë Socialiste, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është ngritur ende, sepse shoqëria civile, që në shqip do të duhej thënë shoqëria qytetare, nuk ka zgjedhur ende kandidaturat që ajo duhet të përcaktojë për në këtë organ të lartë, pa të cilin nuk mund të funksionojë organi i Prokurorisë! Thënë ndryshe e më shqip, shoqëria civile është bërë pengesë për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë! Ngjan si paradoks, nëse sjellim në vëmendje presionin e madh, pozitiv e të drejtë të protestave të shoqërisë civile para Kuvendit e me praninë edhe të disa ambasadorëve në meskorrikun e vitit 2016, pikërisht që politika e më së pari Kuvendi të miratonin reformën në drejtësi, ndërkohë që protestuesit e djeshëm na rezulton të jenë bllokuesit e sotëm!

Mosngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka çuar edhe në krijimin e problemit të Prokurorit të Përgjithshëm. Kësisoj, nuk është e vështirë të kuptohet përgjegjësia e shoqërisë civile në këtë rast, e cila duke u bërë pengesë për krijimin e KLP, i ka krijuar terrenin e nevojshëm maxhorancës ta kthejë në tepsinë e vet edhe Prokurorin e Përgjithshëm, përmes zgjedhjes së një të përkohëshmi! Duke mos e konsideruar të qëllimtë këtë rastësi,  e përballë këtij realiteti papërgjegjshmërie e mungese serioziteti në angazhimet për jetësimin e reformës në drejtësi, çka në fakt e ka kompromentuar e korruptuar që në nisje reformën në drejtësi, lipset ndihma e ambasadorëve, siç kanë bërë në fakt sa herë që të mandatuarit e këtij vendi nuk kanë ushtruar përgjegjësitë e tyre! Pra, pas negociatave pafund me përfaqësuesit politikë para miratimit të reformës në drejtësi, le të negociojnë tani me shoqërinë civile që të zgjidhet problemi i KLP! Se larg qoftë, nga meraku për reformën në drejtësi mund të ndodhë që tepsi-maxhoranca të bëjë protestë para shoqërisë civile! Ndoshta nuk do të ishte keq në këtë rast edhe një opinion nga EURALIUS dhe UPDAT!’’ – shkruan Rama.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI