Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Dalin përgjime të reja për Tahirin: Saimiri do diamante për gruan, makinën ia dha Moisiut

Lapsi.al 12 December 2017
Dalin përgjime të reja për Tahirin: Saimiri do diamante për

Të tjera detaje kanë dalë nga materiali i dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku emri i ish-ministrit të Brendshëm del sërish nga përgjimet e të afërmve të tij Habilajve, të akuzuar si grup i strukturuar kriminal i lëndëve narkotike.

Në një nga momentet që janë përgjuar më 1 Janar 2014, në makinën tip Mercedes me targë IHP 2690 në përdorim nga Mosi Habilaj, ndodhet Eneo Sulaj dhe një “burrë shqiptar” janë përgjuar trafikantët që thonë se “Saimiri” kërkon diamante për gruan.

Eneo Sulaj, kushëriri i Maridian Sulajt, i thotë bashkëbiseduesit: “Kur shkova atje, më thoshte pronari (i dyqanit) sepse kishte folur me Saimirin...që e kishte kështu...kostumin... ...E more vesh se çfarë i ka blerë Moisiu bashkëshortes së atij?...Një gjerdan që kushton 15.000 euro... Po përveç Sokolit që morri para për punën, Saimir nuk donte para. Është e qartë, sepse ... me ata.., dhe i dha... gjerdan me diamante”.

Në një fragment tjetër të zbuluar nga përgjimet, Maridian Sulaj flet për “Audin” me targa të ministrit të Brendshëm që Tahiri ia shiti Artan Habilajt:

Burri: Cili Artan?

Maridiani: Ishte i kushëririt tonë ai... Kryeministri, vëlla si quhet? Çfarë është ai tani?

Avduli: Saimiri.

Maridiani: Saimir Tahiri. “01” e ka Presidenti, “02” e ka Kryeministri, “03” e kishte ky Saimiri.

Avduli: E ka Saimiri!

Maridiani: Po ai është ministër i Brendshëm.

Avduli: Targat e qeverisë, u hiqen targat makinave të qeverisë kur shiten.

Maridiani: Po ai ia ka dhënë Artanit me të gjitha dokumentet. Ta marrë dreqi, çfarë thotë ky shiten. Ua heqin, është e tij personale, o vëlla.

Avduli: Është personale, nuk e ka të punës.

Burri: Nuk e ndalo... (nuk e përfundon fjalinë)

Maridiani: Po atë e ka dhënë kështu në mirëbesim, nuk e ka dhënë... (nuk e përfundon fjalinë)

Avduli: Por ajo dihet.

Maridiani: Por në të vërtetë ja ka dhënë Moisiut. Moisiu ia ka blerë. Me sa ka dashur ai ia ka blerë. Në vendimin që mban firmën e gjyqtares Liljana Baku thuhet se “Në ndryshim nga prokurori, gjykata nuk i vlerëson të dhënat e përfituara nga përgjimet ambientale me fuqi të plotë provuese. Këto të dhëna përftohen nga një mjet për kërkimin e provës dhe ato do të vlerësoheshin me fuqi të plotë provuese nëse nëpërmjet tyre do të arrinin tek rezultati që në rastin konkret do të ishte përfitimi i padrejtë i marrë nga personi nën hetim” – thuhet në vendim e gjykatës e cila ende nuk e konsideron provë të mjaftueshme përgjimin.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI