Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Vendimi/ 10-50 mijë lekë të reja shpërblim për ushtarakët e policët që u angazhuan me përmbytjet

Lapsi.al 12 December 2017
Vendimi/ 10-50 mijë lekë të reja shpërblim për

Do të jenë 2917 punonjës të Forcave të Armatosura si dhe 330 punonjës të Policisë së Shtetit, repartit special RENEA dhe të reparteve të FNSH-së që do të marrin shpërblim për angazhimin në situatën emergjente të krijuar në disa zona të vendit nga përmbytjet. Ministria e Financave ka bërë gati vendimin për të akorduar fondin prej 63 290 000 lekë për këto kategori punonjësish. Lajmi u konfirmua pak ditë më parë gjatë ceremonive festive me rastin e 105-vjetorit të krijimit të ushtrisë shqiptare nga vetë kryeministri Rama. Ndërsa pritet që vendimi të botohet në Fletoren Zyrtare dhe të jepet për punonjësit.

Masa e shpërblimit llogaritet të jetë nga 20 mijë lekë të reja deri në 50 mijë lekë. Kështu, sipas ndarjes së bërë në këtë vendim, 298 punonjësve nga Forcat e Armatosura do t’u ndahet shuma 14 900 000 lekë, që do të thotë se për çdo punonjës do të ketë nga 50 mijë lekë të reja shpërblim. Rreth 1560 punonjës nga Forcat e Armatosura do të ndajnë shumën 31 200 000 lekë, përcaktuar nga Ministria e Financave dhe ajo e Mbrojtjes, që do të thotë se do të marrin nga 20 mijë lekë të reja secili.

 

Ndërsa pjesa prej 1059 punonjës nga Forcat e Armatosura ndajnë shumën 10 590 000 lekë e secili do të marrë nga 10 mijë lekë shpërblim. Ndërkohë, po sipas këtij vendimi, shpërblimi i punonjësve të angazhuar në strukturat e Policisë së Shtetit të bëhet do të jetë për rreth 330 veta, në masën 20 000 lekë/punonjës.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI