Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

PD pranon kontratat e lobingut: Nuk janë shpenzime zgjedhore, por lidhen me aktivitetin politik

Lapsi.al 13 December 2017
PD pranon kontratat e lobingut: Nuk janë shpenzime zgjedhore, por lidhen me

Partia Demokratike, me anë të juristit të saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ivi Kaso, ka pranuar se kontratat e konsulencës që kapin vlerën e 650 mijë dollarëve të përdorura me kompanitë amerikane janë të vërteta, por ato nuk janë shpenzime të fushatës zgjedhore të 25 qershorit. Avokati i PD-së në KQZ theksoi dje se këto para janë paguar nga PD gjatë aktivitetit të saj të zakonshëm politik dhe si të tilla këto fonde do të deklarohen në raportin vjetor që PD do të depozitojë në KQZ në fund të vitit 2017. Sipas tij, nuk ka asgjë për të fshehur dhe se kontratat i janë vënë KQZ-së dhe auditeve në dispozicion nga vetë PD-ja.

“Nuk ka asgjë të paligjshme dhe asgjë për t’u fshehur. Për sa u përket mospërputhjeve të tjera, ka kontrata konsulence që u janë vënë në dispozicion ekspertëve dhe monitoruesve të zgjedhjeve nga vetë PD-ja. Janë dhe pagesat që u janë vënë në dispozicion ekspertëve të KQZ-së nga vetë PD-ja, të cilat nuk figurojnë në raportin financiar të fushatës zgjedhore të PD-së dhe kjo për një arsye të thjeshtë, sepse janë kontrata që nuk kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore të subjektit zgjedhor PD. Janë pagesa që nuk lidhen në asnjë mënyrë me pagesat zgjedhore të subjektit Partia Demokratike. Janë kontrata dhe marrëveshje të cilat lidhen me aktivitetin e zakonshëm politik të subjektit Partia Demokratike. Si të tilla, ato përfshihen në raportin e përgjithshëm vjetor të vitit 2017 të PD-së”, - ka deklaruar dje avokati Ivi Kaso.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI